S’ka të ndalur epidemia e dëmtimeve te Reali, mbrojtësi mungon 2 deri në 3 muaj

Futboll

S’ka të ndalur epidemia e dëmtimeve te Reali, mbrojtësi mungon 2 deri në 3 muaj

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:18
Real Madridi

Nacho Fernández është lojtari i fundit në radhë i Real Madridit, që përfundon në inferimeri i dëmtuar. Ai lëndoi gjurin e djathtë kundër Club Brugge, ndaj do të mungojë për një kohë të konsiderueshme, diçka mes dy dhe tre muajve. Fat i keq e ndoqi edhe këtë lojtar, që nuk ishte preferuar shumë nga Zidane në këtë sezon, derisa mbetën jashtë për shkak dëmtimesh Marcelo dhe Ferland Mendy.

Ai u zgjodh nga trajneri francez për të mbuluar boshllëkun në të majtë të mbrojtjes, duke luajtur kundër Osasuna, Atlético Madrid dhe Club Brugge. Në takimin e fundit iu desh të zëvendësohej në pushimin mes dy pjesëve, i pamundur të vazhdonte më tej. Pas vizitave në spital u konfirmua dëmtimi i ligamentit kolateral të brendshëm të gjurit të tij të djathtë. Zidane tani mund të mbështetet tek Marcelo për krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse nuk është rikuperuar ende plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat