Llapi i Batatinës hesht kampionin!

Futboll

Llapi i Batatinës hesht kampionin!

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:23
Pefqeli

Derbi i javës së 7-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, mes Feronikelit nga Drenasi dhe Llapit nga Podujeva,  përfundoi me fitoren e llapjanëve me rezultat 1:2.

Kampioni në fuqi mposhtet në çastet e fundit nga Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatinës. 
Në periudhën e parë të lojës, llapjanët kaluan në epërsi me golin e Mentor Zhdrellës.

Në minutën e 82-të, Mevlan Zeka barazon shifrat 1:1.

Në minutën e 90+2 Mërgim Pefqeli shënon për fitoren e madhe të Llapit.  Feronikeli bie në vend të tretë me 15 pikë, ndërsa Llapi është lider i ri me 17 pikë, sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat