Son: Asnjëherë nuk doja të largohesha nga Hamburg

Futboll

Son: Asnjëherë nuk doja të largohesha nga Hamburg

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:38
Heung-Min Son

Ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son ka pranuar që i ka pëlqyer koha që ka kaluar në Hamburg.

Aq shumë saqë nuk ka pasur dëshirë për t’u larguar nga klubi gjerman, transmeton KosovaPress.

Ai tha se asnjëherë nuk e ka menduar largimin, pasi është ndjerë si të ishte në shtëpi.

“Nuk doja të largohesha nga Hamburg pasi u ndjeva shumë mirë. Për këtë arsye e mendoj shumë herë këtë gjë. Në fillim nuk po luaja shumë dhe dëshiroja të rikthehesha në Gjermani, por trajneri Mauricio Pochettino me dha kurajë për të vazhduar”, deklaroi ai.

Son u transferua në Tottenham pasi u largua nga Bayer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat