Habit trajneri i Suedisë

Futboll

Habit trajneri i Suedisë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:59
Habit trajneri i Suedisë

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë dy ndeshjet e radhës eliminatore të Europianit 2020 përballë Maltës dhe Spanjës, konkretisht më 12 dhe 15 tetor, ndërsa trajneri Janne Andersson ka thirrur në skuadër edhe një mbrojtës italian.

Bëhet fjalë për futbollistin e Parmës, Ricciardo Gagliolo, i cili luan prej dy sezonesh titullar në Serinë A, me skuadrën dukale, duke tërhequr vëmendjen e skandinavëve, me shpejt sesa atë të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini.

Në fakt suedezët kanë përfituar nga fakti që mamaja e Gagliolos është nga Suedia dhe për këtë arsye edhe vetë mbrojtësi mban pasaportën e vendit, gjë që lehtësoi ndjeshëm procedurat për ta bërë pjesë të skuadrës për eliminatoret e radhës.

“E kemi mbajtur nën vëzhgim për një kohë shumë të gjatë dhe kemi vendosur ta grumbullojmë pasi ka bërë mjaft mirë me Parmën, ku është titullar i padiskutueshëm. Mezi presim ta njohim nga afër dhe të shohim të na ndihmojë në fushën e lojës”, tha trajneri Andersson në intervistën për mediat suedeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat