Esat Mehmeti: U fjalosa me Davor Shukerin! Fadil Vokrri me tha, mirë i the! 

Futboll

Esat Mehmeti: U fjalosa me Davor Shukerin! Fadil Vokrri me tha, mirë i the! 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:16
Esat Mehmeti

Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka dy fjalë për legjendën kroate të futbollit, Davor Shuker, i cili është edhe president i Federatës së Futbollit të Kroacisë. Mehmeti tregon edhe për çka e ka pyetur Shukerin në një moment në stadiumin në Shkodër kur u takuan Kosova-Kroacia, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2018.

“Dy fjalë për takimin e të martës mbrëma, ku ishte i ftuar për të pranuar një çmim, në adresë të  “Legjendës Fadil Vokrri” i madhi miku i Fadilit e i Kosovës , kryetari i federatës Kroate z. Davor Shuker. Takim, ky i organizuar nga disa  “miq” të Fadilit nga Shqipëria e me disa shok e familjar të Fadilit...! Edhe pse disa orë para takimit u njoftova! Më ftuan edhe mua!

E kuptova se nuk ishte organizuar nga FFK edhe abstenova! E rëndë. Dëshiroja ta takoja Davorin. Herën e fundit me legjendën kroate u takuam pas ndeshjes së Kosovës me Kroacinë në Shkodër,  ishte krah për krah me Fadilin. U përshëndeta me ta. Po edhe u fjalosa me Shukerin. Pse i dhanë 6 gola. E pyeta: pse na dhatë 6 gola? Me shpejtësi mu përgjigj (gjuhen kroate): “Pa sto i vi niste nam zabili koj gol...?” Unë u arsyetova: “Mi smo igrali sa juniorima... E pa dobro , vreme radi...”

Shpërthej e qeshura e të dy presidentëve Fadili foli: Mirë i the. Unë si familjar i Fadilit i këshillojë të gjithë ata që dëshirojnë ta tregojnë veten se janë miq të legjendës dhe se organizojnë tubime në emër të Tij, duhet mirë e mirë të mendojnë e të veprojnë. Tubimet duhet të jenë madhështore dhe dhuratat të jepen edhe në qendër të Stadiumit me përplot shikues.

Njerëzit e mëdhenj si Shukeri t’ju bëhet pritje madhështore! Më vjen keq për legjendën Davor Shukerin që gati i vetmuar i bën homazh mikut të madh Fadil Vokrrit . Po, ta dinim një ditë më herët, bile te varrezat Shukerin do ta shoqëronim me një numër të madh sportdashës dhe familjar. Vërtet më vjen keq, Fadili ishte dhe mbetet i të gjithëve, e nuk i takon kurrfarë grupacionit. Secili të mburret me rezultatet vetanake në adresë personale”, shkruan Mehmeti në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat