Pajtohen Shaqiri dhe Petkoviç, gjilanasi rikthehet me Zvicrën

Futboll

Pajtohen Shaqiri dhe Petkoviç, gjilanasi rikthehet me Zvicrën

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:42
Xherdan Shaqiri, Vladimir Petkoviç

Të mërkurën, Vladimir Petkoviç udhëtoi me drejtorin e Kombëtares zvicrabe, Pierluigi Tami për në Angli. Misioni i tij ishte të pajtohej me Xherdan Shaqirin.

Futbollisti i Liverpoolit anashkaloi ftesën e Zvicrës për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit në fillim të shtatorit sepse donte të përqëndrohej në klubin e tij.

Arsyeja e mungesës së yllit nga Gjilani ishin dallimet personale me Petkoviç. Trajneri i Zvicrës pranoi në intervistën e fundit se marrëdhënia e tyre ishte e tendosur, duke thënë: “Marrëdhënia jonë mund të ishte shumë më e mirë.”

Me sa duket, raporti i të dyve që nga e Mërkura në mbrëmje është përmirësuar shumë.

Sipas “Blick”, takimi i Petkoviç në Shaqirin me sa duket ka dhënë frytet e tij. Të dy duket se kanë diskutuar problemet e tyre. Thuhet se Xherdani ka pranuar që të rikthehet përsëri me ekipin Kombëtar.

Në fitoren 4: 3 të Liverpoolit kundër Salzburgut të Mërkurën në Champions League Shaqa mungoi për shkak të problemeve me lëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat