Gruaja e mesfushorit “thumba” Valverdes

Futboll

Gruaja e mesfushorit “thumba” Valverdes

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:54
Gruaja e mesfushorit “thumba” Valverdes

Nuk e aktivizon Rakitiçin, gruaja e mesfushorit “thumba” Valverdes: Askush nuk mund të të ndryshojë

Ivan Rakitiç po kalon një periudhë shumë të keqe te Barcelona, teksa nuk është më një zgjedhje e parë e trajnerit.Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Mesfushori kroat ka pasur shumë pak minuta në këtë fillim sezoni, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar.  Kjo nuk i pëlqen aspak bashkëshortes së lojtarit, e cila për këtë periudhë që po kalon partneri i saj ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Në një “story”, Rakel Mauri kritikon trajnerin katalanas dhe i del në mbrojtje partnerit të saj: “Ti nuk e ul kokën asnjëherë, je një shembull i mençurisë dhe profesionalizmit. Të dua për gjithçka që je, ti je i shkëlqyer dhe askush nuk mund të të ndryshojë.”, shkruan gruaja e Rakitiç.

Mesa duket kjo gjendje e kroatit nuk ka prekur vetëm lojtarin, po ka prekur edhe pjestarët e tjetër të familjes, të cilët ndihen keq njëjtë si futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat