Drita gjunjëzon Vushtrrinë, rikthehet në krye të tabelës

Futboll

Drita gjunjëzon Vushtrrinë, rikthehet në krye të tabelës

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:20
Drita gjunjëzon Vushtrrinë, rikthehet në krye të tabelës

Drita nga Gjilani rikthehet në krye të tabelës pas fitores bindëse me rezultat 5:1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës.

Vendasit nuk treguan aspak mëshirë për vushtrriasit, duke i deklasuar. Vushtrria po kalon krizë të rezultateve dhe si rrjedhojë e kësaj janë edhe në pjesën e poshtme të renditjes përkatësisht në pozitën e 11-të (i parafundit) me 5 pikë.

Për Dritën shënuan: Cardoso (21'), Ian (39'-autogol), Haxhimusa (51' e 84’) e Xh. Shabani (62') dhe për Vushtrrinë Matheus (nga penalltia 80’).

Drita kryeson renditjen me 17 pikë, sa ka edhe Llapi dhe Ballkani, që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në klasifikim, ndërsa Feronikeli është në pozitën e katërt me 15 pikë, sa ka edhe Gjilani i pesti në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat