Progni shkëlqen me Gjilanin! Flamurtarin në krizë të rëndë

Futboll

Progni shkëlqen me Gjilanin! Flamurtarin në krizë të rëndë

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:23
Progni shkëlqen me Gjilanin! Flamurtarin në krizë të rëndë

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës është në krizë të rëndë të rezultateve, duke pësuar humbjen e katërt rresht në IPKO Superligën e Kosovës.

Ata si vendas pësuan humbje të rëndë nga Gjilani, me rezultat 4:1.  Futbollisti nga Shqipëria, Gerhard Progni bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola. Në minutën e 20-të, Progni nga rreth 15 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të portës së Flamurtarit.  Pas dhjetë minutave (30’), i njëjti futbollist nga afërsia realizon për 0:2.

Në minutën e 54-të, Bedri Greca nga rreth 17 metra shënon supergol në këndin e majtë dhe për epërsinë 0:3. Flamurtari e ngushton epërsinë në 1:3 me golin e realizuar nga Festim Krasniqi i cili realizoi me një goditje nga 17-18 metra pikërisht në minutën e 75-të. Fiton Hajdari në minutën e 88-të thellon fitoren e Gjilanit me 1:4.

Gjilani është në vend të 5-të me 15 pikë, ndërsa Flamurtari i nënti me 7 sosh.

IPKO Superliga e Kosovës 
Feronikeli-Llapi    1:2
Ferizaj-Ballkani    1:2
Dukagjini-Trepça '89    1:0
Drita-Vushtrria    5:1
Flamurtari-Gjilani        1:4
Prishtina-Drenica    me 16 tetor

Tabela
1. Drita    8    5    2    1    17
2. Llapi    8    5    2    1    17
3. Ballkani    8    5    2    1    17
4. Feronikeli    8    5    0    3    15
5. Gjilani        8    5    0    3    15
6. Prishtina    7    4    1    2    13
7. Trepça ’89    8    2    3    3    9
8. Drenica    7    2    2    3    8
9. Flamurtari    8    2    1    5    7
10. Ferizaj    8    2    0    6    6
11. Vushtrria    8    1    2    5    5
12. Dukagjini    8    1    1    6    4
Në javën e nëntë takohen: Llapi-Ferizaj, Trepça '89-Feronikeli, Vushtrria-Flamurtari, Ballkani-Prishtina, Drenica-Drita dhe Gjilani-Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat