Giampaolo luan gjithçka ndaj Genoa, ja trajneri i njohur që rezfuoi Milanin

Futboll

Giampaolo luan gjithçka ndaj Genoa, ja trajneri i njohur që rezfuoi Milanin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 09:24
Marco Giampaolo

Sezoni i Milanit vjen në një pikë kyçe, me siguri pa kthim. Pas katër humbjesh në gjashtë ndeshje të Serie A, Marco Giampaolo do të luajë shansin e fundit të shtunën, kundër Genova. Nëse do të humbasë, me siguri do të ketë ndryshime në stolin kuqezi. Këto ditë, udhëheqja e Milanit ka punuar për zëvendësusin eventual, që të mos kapet e papërgatitur. Sipas “Il Corriere dello Sport”, emri i parë në listën e kandidatëve të pranueshëm ishte Luciano Spalletti, ende nën kontratë me Interin.

Mirëpo, trajneri toskan e ka refuzuar stolin e Milanit. Gjëja më befasuese është vendimi i marrë pa hezitim nga Spalletti. Shkurt, një "jo" e thatë, si përgjigje ndaj ofertës së Maldinit dhe Boban. Luciano Spalletti është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2021, e nënshkruar në verën e vitit 2018. Ai fiton 4,5 milionë euro neto në sezon, deri në qershor 2021, dhe me sa duket nuk do të angazhohet diku tjetër për momentin.

Tani, topi kthehet te Giampaolo, i cili akoma mund ta rikthejë situatën. Sidoqoftë, ai mbetet një problem themelor, edhe nëse do të fitonte kundër Genoa. Udhëheqja e kuqezinjve është e ndarë mbi të: Maldini e donte gjatë verës dhe tani e mbron atë, por me Boban marrëdhënia e trajnerit është inekzistente. Rudi Garcia (i cili në këtë pikë duket se është në “pole”) është ende në garën për stolin e Milanit. Kandidatura e Ranierit duket se është refuzuar, të paktën deri më sot. Për më tepër, situata është në evolucion të vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat