Gjobat e Realit! - Bota Sot
Gjobat e Realit!

Futboll

Gjobat e Realit!

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:37
Gjobat e Realit!

Barazimi ndaj Club Brugge në Champions League ka prishur humorin në shtëpinë e Realit të Madridit. Drejtuesit e klubit kanë aplikuar disa rregulla të reja për të cilat lojtarët e Los Blancos do të ndëshkohen me gjoba nga 250 deri në 3000 mijë euro nëse nuk i respektojnë. Më poshtë do të keni të renditura të gjitha gjobat që do të vendosë Reali në rast shkeljeje të rregullave nga futbollistët.

-250 euro gjobë nëse një futbollist shkon 5 minuta me vonesë në stërvitje.

-500 euro gjobë nëse një lojtar shkon në stërvitje me 15 minuta vonesë.

-1000 euro gjobë nëse një futboll shkon në stërvitje me më shumë se 15 minuta vonesë.

-3000 euro gjobë nëse një futbollist mungon në një seancë stërvitore pa asnjë justifikim.

-250 euro gjobë nëse një futbollist përdor celularin gjatë kohës që është te fizioterapisti.

-500 euro gjobë nëse një lojtar përdor celularin ndërkohë që është duke udhëtuar me autobuzin e skuadrës.

-1000 euro gjobë nëse një lojtar përdor celularin në dhomat e zhveshjes.

-250 euro gjobë për çdo kilogram të tepërt.

-250 deri në 1000 mijë euro gjobë, nëse një futbollist largohet nga Madridi pa lajmëruar klubin dhe nëse një lojtar nuk informon klubin për inciativa komerciale dhe intervista të ndryshme për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...