Gabime dhe padrejtësi

Futboll

Gabime dhe padrejtësi

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:39
Gabime dhe padrejtësi

Shpesh nuk ndihmojnë. Si në rastin e Damir Skominas në “Camp Nou”, me episodet që i lanë një shije të hidhur Interit.

Arbitrimi i sllovenit nuk e ka bindur aspak Konten, i cili protestoi për një penallti në rastin e ndërhyrjes së Arthurit ndaj Sensit (faull që nuk u vlerësua as me VAR) dhe disa dyluftime të tepërta në favor të katalanasve, me pak të verdhë të akorduar lojtarëve të Valverdes.

Skomina konfirmon kështu trendin e tij: kur flitet për Ligën e Kampionëve, është terrori i skuadrave italiane. Mjafton të kujtohet rasti i gjysmëfinales së kthimit të Champions-it 2017- ’18, Roma-Liverpul, kur 43-vjeçari nuk vërshëlleu te ndërhyrja e Kariusit ndaj Xhekos dhe akordoi pozicion jashtë loje inekzistent. Një muaj më pas Van Dajk u ndëshkua vetëm me karton të verdhë për një ndërhyrje të shëmtuar ndaj Mertensit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat