Donny Van de Beek është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Ajaxin si në Eredivisie ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos synojnë transferimin e lojtarit në janar, por ka qenë vetë Van de Beek që ka mohuar largimin nga skuadra holandeze.
“Nuk dua të largohem gjatë merkatos së janarit nga Ajaxi dhe jam i vendosur për këtë”, ka thënë fillimisht holandezi.
“Dua të qëndrojë në Ajax të paktë deri në fund të sezonit dhe pastaj të shikojmë. Real Madridi e di këtë vendim timin ashtu si Ajaxi. Të gjithë në klub duan qëndrimin tim dhe kjo më bënë të lumtur”, u shpreh Van de Beek.
Në rast se nuk do të transferohet në janar në Real Madrid, atëherë klubi mbretëror do të tentoj transferimin e holandezit në verën e vitit 2020.