KF Istogu shndërrohet në Shoqëri Aksionare - Bota Sot
KF Istogu shndërrohet në Shoqëri Aksionare

Futboll

KF Istogu shndërrohet në Shoqëri Aksionare

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

KF Istogu ka ndjekur rrugën e shumë klubeve në Kosovë, për t’u shndërruar në Shoqëri Aksionare nga OJQ.

Sipas njoftimit të klubit nga Liga e Parë, Hotel Trofta do të ketë shumicën e aksioneve.

Istogu është njëri nga klubet më në formë në futbollin, pasi ndodhen në vendin e dytë.

Njoftimi i klubit:

Sot, në ambientet e Hotel ”Trofta” në Istog, u mbajt mbledhja e radhës me aksionarë të rinjë, ku u njoftuan me aksionarë të rinjë dhe përqindjet e tyre në klub.
Hotel ”Trofta” me përfaqësues Faton Bytyqi bëjnë pjesë me 51% të aksioneve, ndërsa 49% e aksioneve tjera janë nga “Çeta – General Invest Group” , “Shkëmbi SHPK”, Kujtim Gusturanaj , “Ma.Con” , “Liridona-A” , “Biohit” ,
“Menti SHPK” dhe “Gurra SHPK” janë këta aksionarët që e përbëjnë Shoqërinë Aksionare të klubit futbollstik ”Istogu” .

Fillimisht, presidenti i klubit Faton Bytyqi, mori fjalën duke falënderuar të pranishmit që kanë gjetur kohë që të marrin pjesë në këtë mbledhje, dhe të gjejnë mënyrën që të bashkëfinancojnë në mënyrë që klubi të ecë në rrugë të mbarë dhe të korrim suksese të përbashkëta.
Po ashtu, presidenti Bytyqi tha: “Jam shumë i gëzuar që arritëm t’a definojmë pozicionin e Klubit, të bashkohemi të gjithë në mënyrë që KF ”Istogu” të jetë në shoqëri aksionare.
Prioriteti ynë është që të punojmë me grupmosha të reja dhe ta krijojmë një akademi të klubit sa më profesionale, në mënyrë që në të ardhmen të kemi lojtarë nga akademia jonë. Gjithashtu të nxjerrim talentë nga rrethi jonë që mund të depërtojnë në futbollin europian”.

Pjesëmarrësit tjerë poashtu falënderuan nikoqirin e takimit duke pohuar se kjo iniciativë për ti dalur në ndihmë klubit është shumë e qëlluar dhe se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të mirën e klubit dhe sportistëve të rinjë.
Në anën tjetër, drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi, falënderoj pjesëmarrësit, Komunën e Istogut dhe Kryetarin Rugova për gatishmerinë që të dalin në ndihmë për lehtësimin e procedurave për dokumentacion të nevojshëm për privatizimin e klubit që është në të mirë të dy palëve .
Fare në fund klubi futbollistik “Istogu” njofton se shumë shpejt do të bëhet edhe prezantimi i klubit dhe i aksionarëve të rinjë, por për informacione të sakta dhe me të detajuara, ju njoftojmë në ditët në vijim.

Me respekt:
Kryesia e Klubit Futbollstik ”Istogu”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...