Çmenduri në Argjentinë, kërcënohet me vdekje ylli i Boca-s

Futboll

Çmenduri në Argjentinë, kërcënohet me vdekje ylli i Boca-s

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:28
Ramón “Wanchope” Abila

Një e dielë terrori ishte ajo e fundit për Ramón “Wanchope” Abila. Futbollisti i Boca Juiniors, sipas asaj që raprton “tn.com” është kontaktuar në telefon dhe është kërcënuar me vdekje.

Telefonata ka bërë që futbollisti të pushtohet nga paniku. Kërcënuesi misterioz, gjatë komunikimit e ka furnizuar me të gjitha të dhënat që mund ta terrorizonin. Adresën e shtëpisë së prindërve të tij, atë të banesës së ish-partneres dhe djalit të tij.

Pikërisht aq sa mjafton për të nxituar që të denoncojë ngjarjen e ndodhur. Gjykata ka vendosur menjëherë eskortën e sigurisë për familjen e futbollistit të kërcënuar.

Sipas asaj që raportohet, telefonata është realizuar në mënyrë totalisht anonime. Ajo që ka terrorizuar futbollistin ka qenë saktësia absolute mbi informacionin që telefonuesi kishte në zotërim. Kërcënuesi ka folur gjithashtu edhe për rrëmbim, teksa ishte në dijeni preçize të lëvizjeve të përditshme të futbollistit.

Mbetet për të kuptuar tashmë nëse ky kërcënim ka lidhje me tensioned dhe rivalitetin në superklasiken mes Boca Juniors dhe River Plate, me futbollistin që gjithsesi është viktimë e dëmtimit të radhës dhe me siguri do t’i kushtojë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales kundër rivalëve.

Ndërkohë që te Boca janë shumë të shqetësuar me dëmtimet e shpeshta të sulmuesit, vetë Wanchope, me siguri ka tjetër gjë për të menduar e për tu shqetësuar, veç asaj të rekuperimit në kohë për sfidën e kthimit ndaj River Plate, në program për datën 22 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat