Radovanoviq, për çfarë spektakli po flet në Kosovë? - Bota Sot
Radovanoviq, për çfarë spektakli po flet në Kosovë?

Futboll

Radovanoviq, për çfarë spektakli po flet në Kosovë?

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 14:55
Radovanoviq, për çfarë spektakli po flet në Kosovë?

Presidenti i klubit serb nga Kosova Trepça fantome, Vlladan Radovanoviq, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pasi Policia e Kosovës s’e lejoi skuadrën e Crvena Zvezdas të hyjë në territorin e Kosovës  për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 14:00 mes klubit Trepça dhe Cërvena Zvezdës në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet pasi që Policia e vendosur në Jarinë nuk i lejoi serbët të futen në territorin tonë.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin e Kosovës  është ankuar edhe në UEFA e FIFA.Përkundër që statuti i UEFA-s nuk ia lejon Federatës serbe të organizojë gara në Kosovë, Radovanoviq vlerësoi se Policia e Kosovës kishte përgatitur spektakël për ta ndalur Zvezdën.

“Ju e shihni vetë se çfarë po ndodh, kjo është më shumë sesa sport. Spektakli ishte duke u përgatitur në Mitrovicë, por e keni parë se çfarë ndodhi. Deri sot, deri në orën 10, ishim optimistë se do ta luanim ndeshjen. Nuk ka rëndësi se ku, ne mendojmë se ndeshja do të luhet në Stara Pazova”, ka thënë Radovanoviq.

“Ne nuk kemi më frikë nga asgjë, ata na ndaluan vetëm për të na ndaluar. Këto gjëra, që politika të ndërhyjë në sport, nuk varen nga ne. Çdo gjë tjetër që mund të them do të ishte e tepërt – shtoi Radovanoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...