Përzgjedhësi i Kosovës: E respektoj Gjibraltarin 

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës: E respektoj Gjibraltarin 

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:57
Përzgjedhësi i Kosovës: E respektoj Gjibraltarin 

Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet nesër në orën 18.00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mes kombëtares së Kosovës dhe Gjibraltarin.

Një miqësore e mirëseardhur për djelmoshat tanë para sfidës së madhe që do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme, me 14 tetor (20.45), kundër Malit të Zi në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Kosova është në pozicion të mirë në grup përkatësisht në pozitën e tretë me 8 pikë, ka katër me pak se lideri Anglia dhe një se Çekia që renditet në vend të dytë. Kosova lufton për vend të dytë, e cila e shpie direkt në Kampionatin Evropian. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, flet para miqësores me Gjibraltarin, që do të jetë një test i mirë para sfidës zyrtare me Malin e Zi.


“Loja më Gjibraltarin lojë e mirë, mundësi e mirë. Mundësi e mirë për çdo lojtar. Nuk është miqësore, por mundësi e mirë për t’u përgatitur për Malin e Zi.

E respektoj Gjibraltarin, është lojë përgatitore për ne. Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin sado që janë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe.

Gjibraltari ka organizim të mirë, trajner të mirë, ekipi lufton, nuk është e lehtë për ne, kanë luajtur mirë kundër Zvicrës dhe Islandës. Në këtë ndeshje mund ta shoh se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira.

Për mua është e rëndësishme ta shoh formën e lojtarëve para lojës me Malin e Zi”, tha Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat