Talenti i Anglisë shpërthen në konferencë dhe kërcënon hapur! - Bota Sot
Talenti i Anglisë shpërthen në konferencë dhe kërcënon hapur!

Futboll

Talenti i Anglisë shpërthen në konferencë dhe kërcënon hapur!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:41
Tammy Abraham

 

Kombëtarja angleze është e vendosur që të luftojë racizmin në futboll. Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, që ka folur në konferencën për shtyp në prag të dy ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, lëshoi edhe sinjalin dhe kërcënimin e parë:

"Jemi përballur dhe ballafaquar disa herë me këtë argument apo temë! Që prej ditës së grumbullimit. Me kapitenin Harry Kane, kemi rënë dakord që nëse do të ndodhë një episod tjetër i tillë, do të flasim me futbollistin që e ka pësuar këtë shënjestër të tifozerisë raciste: nëse është i bezdisur apo i prekur, e lëmë fushën të gjithë bashkë!".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...