Perez ndan 170 milionë euro për njërin nga lojtarët më të mirë në botë - Bota Sot
Perez ndan 170 milionë euro për njërin nga lojtarët më të mirë në botë

Futboll

Perez ndan 170 milionë euro për njërin nga lojtarët më të mirë në botë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 00:00
Florentino Perez

Ka qenë i shumëkritikuar nga tifozët madrilenë vitin e fundit.

Kjo pasi skuadra e Real Madridit nuk arriti të fitojë asgjë sezonin që shkoi, me rivalin e përbetuar, Barcelonën që triumfoi në La Liga.

Andaj, kreu i “galaktikëve”, Florentino Perez duket se i ka marrë seriozisht gjërat për ta transferuar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Ky i fundit, ishte temë e një diskutimi të kohë pas kohëshëm, pasi lidhej me një largim nga “Parku i Princave”.

Tani, “mbretërit” i kanë “mprerë dhëmbët”, që ta kenë në gjirin e tyre një lojtar si ai. Madje raportohet se Perez ka bërë gati 170 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse në mini-afatin kalimtar të Janarit, apo atë Qershorit, do të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...