Guardiola: Foden nuk do të shitet as për 500 milionë euro

Futboll

Guardiola: Foden nuk do të shitet as për 500 milionë euro

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:43
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk do ta shesë mesfushorin, Phil Foden.

Foden ishte i lidhur gjatë afatit kalimtar te Rangers, por tekniku spanjoll nuk e pranoj këtë ofertë.

Guardiola nuk është duke menduar për shitjen e tij, pasi po e sheh si zëvendësimi adekuat i mesfushorit, David Silva.

“Nuk i ofruam kontratë Foden nga një aksident. Është lojtari i vetëm i cili nuk do të shitet, edhe nëse ofrohen 500 milionë euro. Phil nuk do të largohet. Nuk do të transferojmë ndonjë lojtar në atë pozicion. Kur David Silva të largohet, e dimë kush do të jetë zëvendësimi i tij.

City këtë sezon është në vendin e dytë me 16 pikë, tetë me pak se Liverpool që nuk di për humbje në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat