Ronaldo pranë 700 golave në karrierë - Bota Sot
Ronaldo pranë 700 golave në karrierë

Futboll

Ronaldo pranë 700 golave në karrierë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:21
Ronaldo

Shumicën e golave Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë. 

Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bologna? Duke marrë në konsideratë profilin e futbollistit Cristiano Ronaldo, në një nga këto ndeshje duhet të shënojë golin e tij të 700-të në karrierë. I duhen vetëm dy finalizime dhe mund ta arrijë këtë objektiv që në ndeshjen e radhës.

Ka shënuar në total 698 gola në karrierë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë: Ja statistikat më interesante të CR7 nga viti 2002 deri më sot. Cristiano Ronaldo i ka shënuar 450 nga 698 golat e tij gjatë karrierës së tij në Spanjë. 64% të finalizimeve të tij janë me fanellën e Real Madridit (është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet). Me Portugalinë është në kuotën e 93 golave, që përbëjnë 13% të totalit. Viktima e preferuar është Sevilla, së cilës CR7 i ka shënuar 27 gola, më pas vjen Atletico Madrid (25 gola). Në 972 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ka shënuar në 21 gara të ndryshme. Është e kuptueshme që La Liga, ku ka luajtur për 9 sezone, mban vendin e parë për numrin e golave të shënuar nga Ronaldo. Në Champions është rekordmeni absolut me 127 gola. Shumicën e golave Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë.

Para se të arrijë shifrën e 700 golave është e rëndësishme të kujtojmë se Ronaldo golin numër 100 në karrierë e ka shënuar me Manchester United (kundër Tottenhamit), ndërsa të 600-in me Real Madridin, kundër Juventusit.

Duhet theksuar se nesër në orën 20.45 Portugalia ka sfidë të lehtë me Luksemburgun dhe e cila zhvillohet në stadiumin “Estadio Jose Alvalade” në Lisbonë.

Portugezët janë në grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020, duke u renditur në pozitën e dytë me 8 pikë por me një ndeshje me pak dhe pesë pikë me pak se lideri Ukraina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...