Kosova ka arritur dje fitore në miqësore ndaj Gjibraltarit me rezultatin 1-0.
Florent Hasani shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën 68-të.
Edhe në këtë miqësore me një rival modest Dardanët mbushën tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Numri i saktë i tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri ishte 12.142 tifozë, këtë gjë e ka konfirmuar edhe komentatori zyrtar i përfaqësueses së Kosovës, Andin Lokaj pak minuta para përfundimit të ndeshjes.