Inter hyn në garë për Rakitic

Futboll

Inter hyn në garë për Rakitic

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:13
Rakitic

Interi ka hyrë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

31-vjeçari sezonin e kaluar ka qenë në formacionin e parë te Barcelona, por transferimi i Frenkie de Jong gjatë afatit veror ka bërë që në këtë sezon të qëndroj në stol.

Sipas mediave spanjolle klubet si United e Juventus kanë interesim për mesfushorin, por favorit për ta transferuar gjatë afatit të janarit është Interi.

Sipas disa raportimeve trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer e dëshiron me patjetër mesfushorin, pasi klubi ka nevojë për mesfushorë.

Rakitiq ka luajtur në formacionin e parë vetëm një herë këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 187 minuta gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat