Mancini i tërheq veshin talentit italian dhe vendos objektivin!

Futboll

Mancini i tërheq veshin talentit italian dhe vendos objektivin!

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 22:30
Roberto Mancini

Italia kthehet në fushë. Duhet një fitore për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2020 dhe përballë do të jetë Greqia në ndeshjen që do të luhet në "Olimpico" të Romës në orën 20:45. Eshtë ndeshja e shtatë për Roberto Mancini & Co dhe trajneri në konferencën për shtyp të dhënë për mediat u shpreh: "Duhet të kualifikohemi, edhe pse kundërshtari nuk është i lehtë. Greqia ka ndryshuar shumë, pres ndeshje të vështirë".

"Kur mora kombëtaren nuk e dija se çfarë më priste, por në 15 muaj, djemtë treguan një rritje të jashtëzakonshme. Fitorja e Europianit? Mungon shumë një Europian, por sigurisht po ndërtojmë grupin edhe për Botërorin në Katar".

Sakaq, mbi Kean, që mori të kuq me U-21 e Italisë: "Më vjen keq, por gjithmonë ai është në këto situata, edhe pse ishte i pafat. Duhet të tregojë kujdes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat