Flet edhe Veseli: Meritonim fitoren

Futboll

Flet edhe Veseli: Meritonim fitoren

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:44
Fredereik Veseli

Fredereik Veseli ka folur pas ndeshjes kundër Turqisë.

Veseli pati një paraqitje pozitive duke mbuluar mjaft mirë hapësirat e lëna nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se mund të bëjë më shumë, por nuk u shërbye sa duhet. Gjithashtu, ai ka shprehur mendimin se meritonin fitoren.

“Më vjen keq. E ndjej veten i mërzitur dhe i zhgënjyer nga rezultati. E kemi merituar plotësisht fitoren. Kishim mundësi të vazhdonim ëndrrën për të shkuar në Europian” ka thënë Veseli.

“Ka qenë kërkesë e trajnerit që të ishim të organizuar në fazën defensive, por ka kërkuar nga ne që edhe të sulmojmë dhe të bëjmë një lojë ofensive. Për Kombëtaren është gjë pozitive që luaj në shumë role. E kam mundësinë të bëj gjëra të mira në çdo pozitë” shtoi mbrojtësi i Shqipërisë.

“Nuk jam shërbyer sa duhet. Në disa raste isha vetëm. Secili lojtar e merr vendimin e vetë. Kemi analizat në video, ka kaluar ndeshja. S’ka problem që nuk mora topa, secili lojtar vendos vet”, u shpreh Veseli ndër të tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat