Gjasula: Ja si e fitoi Turqia këtë ndeshje

Futboll

Gjasula: Ja si e fitoi Turqia këtë ndeshje

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 00:47
Klaus Gjasula

U mposhtën nga Turqia për shpërdorim rastesh dhe me gafë të Strakoshës, por Klaus Gjasula ka një apel për shokët e kombëtares: “Të ngrejmë kokën lart!”. Shqipëria renditet tashmë në vendin e 4-t në kuotën e 9 pikëve, 9 më pak se Turqia e Franca që kryesojnë grupin H të këtyre kualifikueseve.

“Sot nuk kishim fat dhe është gjynah. Mund të shënonim, por Turqia është lart në tabelë. Bëmë sot ato detyra që kishim për këtë ndeshje. Ishim mirë në mbrojtje duke mos lënë asnjë rast për kundërshtarin, edhe pse mbajti më shumë topin. Turqia fitoi këtë ndeshje me fat”, deklaroi futbollisti i kombëtares shqiptare.

“Kështu është futbolli. Ka shumë ndeshje që ecin kështu, por edhe të tjera kur është kundërshtari që ka shumë raste, dhe të jemi ne që mund të shënojmë me një rast. Gjithsesi duhet të ngrejmë kokën. Kemi përballë ndeshjen me Moldavinë, dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Besoj se është një start pozitiv”, deklaroi Gjasula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat