Statistika fantastike e Kosovës, që duhet ta kenë lakmi të gjithë

Futboll

Statistika fantastike e Kosovës, që duhet ta kenë lakmi të gjithë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:01
‘Dardanët’

Kosova të hënën zhvillon një tjetër ndeshje të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane, kanë nevojë për tri pikë të hënën në ‘Fadil Vokrri’ përballë Malit të Zi.

Mali i Zi në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në Stefan Savicin e lënduar, mungesë kjo e madhe për mysafirët.

Me mungesën e Savic, mbrojtja e Malit të Zi do të jetë më e hapur, dhe më e lehtë për t’u thyer.

Edhe pse të ‘thyerja’ e mbrojtjeve, Kosova nuk e ka pasur problem, pas në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka arritur të shënoi së paku një gol.

Hera e fundit kur Kosova nuk ka arritur të shënoi së paku një gol, ishte 7 shtatori i vitit 2017, në barazimin 0-0 kundër Azerbajxhanit në udhëtim, në Ligën e Kombeve.

Nga ajo ndeshje, kombëtaret që kanë pranuar gola nga Kosova janë: Ishujt Faroe, Malta, Azerbajxhan, Danimarka, Bullgaria, Mali i Zi, Çekia, Anglia dhe Gjibraltari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat