Çekiçi arriti të linte shenjë me Olimpija Lubljanën

Futboll

Çekiçi arriti të linte shenjë me Olimpija Lubljanën

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:35
Çekiçi arriti të linte shenjë me Olimpija Lubljanën

Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja e përfshiu në listën e pritjes për grumbullimin e muajit tetor të kombëtares shqiptare por pavarësisht kësaj mesfushori me tipare sulmuese vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij dhe t’i japë sinjale trajnerit Reja se e meriton një ftesë në ekipin përfaqësues.

Por edhe pse kampionatet janë ndalur për shkak të pauzës së kombëtareve, Endri Çekiçi arriti të linte shenjë me Olimpija Ljubljanën.

Edhe këtë fundjavë teksa arriti të shënonte në portën e Bolognas.

Në miqësoren ndaj skuadrës së Serie A që përfundoi në barazim 2:2, Çekiçi hyrë në fushë nga stoli dhe arriti të shënonte golin e barazimit 2:2 për skuadrën e tij në minutën e 89-të, duke treguar se kalon një formë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat