Pa lojtarë dhe drejt falimentimit, klubi spanjoll që dikur frikësonte Klopp-in është buzë greminës

Futboll

Pa lojtarë dhe drejt falimentimit, klubi spanjoll që dikur frikësonte Klopp-in është buzë greminës

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:35
Klopp

E kishim lënë në çerekfinalet e Champions League dhe tani e gjejmë pa lojtarë, në vendin e 19-të të Segunda Division. Dhe tifozët kishin kuptuar gjithçka në verë: "Por dignitad, Al Thani vete ya!". Përkthimi është i lehtë: "Al Thani, largohu". Sepse Malaga rrezikon falimentimin. Dikur ishte shtëpia e Isco-s, Baptista-s dhe trajnerit Pellegrini, dhe në 2012-ën e ka mbyllur La Liga-n në vendin e katërt pas 90 milionëve të shpenzuar në merkato.

Në 2013-ën fitonte kundër Milan-it në fazën me grupe të Champions League dhe frikësonte Borussia Dortmund-in në çerekfinale, ndërsa ditën e djeshme i ka kërkuar federatës që të shtynte ndeshjen kundër Cadice, sepse ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion për shkak të dëmtimeve të shumta dhe lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret.

Një situatë e rëndë e krijuar nga borxhet dhe problemet, siç ka pranuar edhe vetë Al Thani: "Kam humbur gjithë investimin e bërë në klub, pothuajse 200 milionë euro. Ka ndodhur për faj të menaxhimit të keq dhe të kontratave të ekzagjeruara...".

Si ato të Van Nistelrooy, Demichelis dhe Monreal. Në 2013-ën ka ardhur goditja e parë nga UEFA: dy vite jashtë kompeticioneve europiane (më pas të reduktuar në një). Një vendim që shtyu Al Thani-n të bënte një merkato "low cost" dhe të ndërpriste të gjitha kontratat me  rroga mbi 3 milionë euro.

"Do ta nisim nga zero". Kështu ka ndodhur, por tifozët nuk janë aspak të kënaqur. Veçanërisht për shkak të rënies në Segunda Division, aq sa gjatë verës kanë vërshëllyer lojtarët dhe drejtuesit. Dy vite më parë ka zënë vendin e fundit në La Liga, por problemet nuk kanë mbaruar aty: Malaga është e katërta nga fundit në Segunda me 8 pikë, ka sulmin më të keq me 6 gola dhe nuk fiton prej gjashtë ndeshjesh. Kërkesa për të shtyrë ndeshjen kundër Cadice-s është refuzuar.  

Malaga ka vetëm 17 lojtarë në ekip për shkak të krizës ekonomike, të tjerët vijnë nga ekipet e moshave. Në verë ka marrë Okazaki-n, një nga heronjtë e Leicester-it të mrekullive, por qëndrimi i tij në Spanjë ka zgjatur vetëm 10 ditë, sepse klubi nuk mund t'i garantonte rrogën.

Nuk mbaron me kaq: Malaga ka nevojë për 5 milionë euro brenda ditëve të para të janarit për të qëndruar në Segunda Division, përndryshe do të falimentojë. Këto janë rregullat. Një goditje e rëndë për tifozët dhe qytetin që gjashtë vite më parë frikësoi Klopp-in në çerekfinalet e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat