Inter dhe Juventus pas Rakitic

Futboll

Inter dhe Juventus pas Rakitic

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:34
Ivan Rakitic

Inter dhe Juventus janë dy skuadrat që po monitorojnë situatën e Ivan Rakitic.

Rakitic pritet të largohet nga Barcelona gjatë muajit janar, me Juventus dhe Inter si dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

‘Mundo Deportivo’ dhe ‘Sport’ insistojnë se lojtari do të largohet nga ‘Camp Nou’, pasi nuk ka minuta në dispozicion në skuadrën aktuale të Barcës.

Mediet italiane në anën tjetër shkruajnë se Juve dhe Inter kanë shfaqur interesim për yllin kroat.

Çmimi që do të siguronte shërbimet e Rakitic besohet të jetë diku rreth 40 milionë euro.

Rakitic ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat