Mediumi malazez: Kosova në gjendje shoku

Futboll

Mediumi malazez: Kosova në gjendje shoku

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:07
Mediumi malazez: Kosova në gjendje shoku

Futbollistët e Kosovës nuk kanë komentuar fitoren e Republikës Çeke ndaj Anglisë në Pragë, por mediet mediet dhe tifozët druajnë se shanset e tyre janë të pakta për kualifikimin në Kampionatin Evropian, shkruan mediumi malazez “Vijesti.me”.

Mediumi malazez, i cili shkruan se kosovarët janë në shok pas fitores së Çekisë ndaj Anglisë, është marrë me shkrimet e medieve kosovare pas triumfit të çekëve, të cilët janë më pranë kualifikimit, derisa zënë pozitën e dytë në grupin A me 12 pikë.

“Republika Çeke shokoi Anglinë, shanset tona kanë rënë drastikisht”, raporton më tej.

Kujtojmë, se ndeshja e radhës së Kosovës është pikërisht ndaj Malit të Zi, të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat