Skenë e frikshme në Kroaci-Uells, ylli i United bie pa ndjenja!

Futboll

Skenë e frikshme në Kroaci-Uells, ylli i United bie pa ndjenja!

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:18
Pamje nga ndeshja

Një skenë e frikshme ka ndodhur në ndeshjen Uells-Kroaci të vlefshme për Euro2020. Ylli i Manchester United, Daniel James, në një dyluftim me dy lojtarë të Kroacisë, bie në tokë keq. 

Dy kroatët përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa shtatshkurtri krijon panik, pasi bie në tokë pa ndjenja.

Stafi mjekësor i Uellsit vrapon me shpejtësi, gjyqtari dhe lojtarët frikësohen. Stafi mjekësor ndërhyri në kohë dhe shmangu më të keqen. Skena të frikshme!

Lojtari u lejua të vazhdonte takimin më pas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat