Berlusconi: E doni Milanin të madh, ma ktheni mua

Futboll

Berlusconi: E doni Milanin të madh, ma ktheni mua

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:59
Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi nuk e ka harruar ende ish-skuadrën e tij, aty ku arriti të fitoj gjithçka si president.

Ai e shiti klubin te një grup kinezësh e më pas u konfiskua nga grupi financiar “Eliot”, pasi që kinezët nuk arritën t’i shlyejnë borxhin.

Berlusconi ka folur për vështirësitë e Milanit, por edhe ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga kjo krizë.

“Janë disa fjalë që disa persona thonë se klubi ishte afër falimentimit, por ato gjëra nuk duhet thënë, sidomos nga një person që ecën nëpër toalet dhe mbyll derën së pari”, ka thënë Berlusconi për TeleLombardia.

“Ajo se çfarë duhet të bëjmë për ta kthyer Milanin sërish në majat e futbollit është e vështirë, por edhe e arritshme: I jepni klubin sërish Silvio Berlusconit”, ka thënë më tej ish-kreu i skuadrës italiane.

Berlusconi ka qenë në krye të Milanit për 31 vjet duke e bërë njërën nga skuadrat më të forta në Botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat