Hysaj pranë skadimit të kontratës, menaxheri: “Është mirë për të gjithë”

Futboll

Hysaj pranë skadimit të kontratës, menaxheri: “Është mirë për të gjithë”

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:10
Elseid Hysaj

Menaxheri i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, në një intervistë dhënë për “Radio Marte”, është shprehur ndër të tjera edhe në lidhje me të ardhmen e futbollistit të përfaqësueses së Shqipërisë, aktualisht pushim për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Torinos.

Shqiptari ndodhet pranë skadimit të kontratës me Napolin dhe ka ngjallur interesimin e shumë klubeve elitare, ndaj sipas menaxherit Mario Giuffredi: “Është mirë për të gjithë nëse nisim të mendojmë për merkaton. Nga ana fizike tashmë ka vetëm një problem në brinjë dhe do të rikuperohet në 15 ditë, për të rinisur të bëjë punën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat