Futbolli shqiptar në zi

Futboll

Futbolli shqiptar në zi

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:20
Miço Papadhopuli

Futbolli shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar.

Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975,1958,1959,1961,1963,1964. 

Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.

Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).

Papadhopuli pati mundësinë në karrierën e gjatë futbollistike ti provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i federatës më 1998. Ai u vlerësua titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i merituar sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat