Çekia – Kosova, njoftim i rëndësishëm

Futboll

Çekia – Kosova, njoftim i rëndësishëm

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:30
Çekia – Kosova, njoftim i rëndësishëm

Federata Çeke e Futbollit ka publikuar njoftim të rëndësishëm sa i përket biletave për ndeshjen me Kosovën.Kosova do ta zhvillojë përballjen jetike, e që është e parafundit në ciklin kualifikues të Euro 2020, në udhëtim te Çekia.

Tashmë Federata e Futbollit e Çekisë ka dalë me njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me biletat e ndeshjes.Për takimin që do të luhet në Doosan Arena, në Plzen, për tifozët e Kosovës do të jenë në dispozicion 627 bileta.Këto bileta për sektorin e tifozëve mysafirë, siç bën të ditur Federata Çeke e Futbollit, nga tifozët e Kosovës do të mund të blihen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti. Kjo ndeshje, që shihet si vendimtare për fatin e të dy kombëtareve rreth kualikifikimit të tyre të munshëm në ‘Euro 2020’, do të zhvillohet më datë 14 nëntor.

Kosova momentalisht është e treta në grup, vetëm një pikë prapa Çekisë që është e dyta në grupin A, kurse lidere është Anglia.Federata Çeke ka njoftuar se para-shitja e biletave për tifozët çekë do të fillojë të enjten (nesër), 17 tetor.

Ndërkaq, kjo para-shitje është e dizajnuar vetëm për shtetasit çekë dhe do të anulohen të gjitha rezervimet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat