Ademi do t’i mungojë Dinamo Zagrebit

Futboll

Ademi do t’i mungojë Dinamo Zagrebit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:46
Ademi do t’i mungojë Dinamo Zagrebit

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Arian Ademi do t’i mungojë Dinamo Zagrebit kundër Shakhtarit ukrainas në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, javën e ardhshme.

Ademi pësoi një dëmtim të gjurit në ndeshjen kualifikuese të Maqedonisë së Veriut kundër Sllovenisë, duke munguar në ndeshjen kundër Polonisë në Varshavë.

Pas kthimit të tij në Zagreb, kapiteni i Dinamos, iu nënshtrua ekzaminimeve shtesë mjekësore, të cilat për fat të mirë, vërtetuan dëmtime jo serioze, por megjithatë i duhet ca kohë të pushojë.

"Mbetet të shihet se si do të jetë në ditët në vijim, por me siguri do të duhet të pushojë për një javë", transmetojnë mediat kroate informacionin nga kampi i Dinamo Zagreb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat