Mendes: Numrat nuk gënjejnë, Cristiano i ka thyer rekordet

Futboll

Mendes: Numrat nuk gënjejnë, Cristiano i ka thyer rekordet

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:17
Mendes: Numrat nuk gënjejnë, Cristiano i ka thyer rekordet

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po kalon periudhën më të mirë, sidomos në fanellën e kampionit të Italisë, Juventusi, skuadër e cila kryeson renditjen me 19 pikë, duke lënë pas Interin me 18 sosh pas shtatë javëve të luajtura në Serie A.

Ronaldo deri me tash ka shënuar tre gola në edicionin e sivjetshëm në kampionatin italian, por që të hënën mbrëma ka arritur një rekord tjetër, duke shënuar golin e 700 në karrierë. Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale. Konfirmimi vjen nga menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes.

I intervistuar nga “Tuttosport”, ai siguroi se CR7 dëshiron të arrijë objektiva të mëdhenj me fanellën bardhezi: “Cristiano ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ka shënuar 700 gola në karrierë, por unë nuk ka asnjë dyshim që së shpejti do të thyejë edhe rekordin e Pelesë si golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe këtë objektiv do ta arrijë duke luajtur për Juventusin.

Në fund të fundit, 68 gola për të jashtëzakonshmin Ronaldo (me Juven) nuk janë shumë, apo jo?

Jam i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur”, ka thënë Mendes.  Ai nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij, Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit. “Numrat nuk gënjejnë. Në mënyrë dërrmuese, Cristiano i ka thyer rekordet në futboll.

Kjo e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin, për gjithçka që ka bërë në shërbim të klubeve të ndryshme, që përfaqësoi në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, por edhe te përfaqësuesja portugeze. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia tashmë ka luajtur tri finale, duke fituar dy”, ka thënë Mendes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat