Gjatë një interviste të gjatë për La Gazzetta dello Sport, Max Allegri ka folur për të shkuarën e tij dhe ka rikujtuar disa momente kur ishte trajneri i Milanit.
Ish-trajneri i Juventusit ka zbuluar një histori interesante me Zlatan Ibrahimovic, i cili luajti te kuqezinjtë nga 2010 deri 2012, duke udhëhequr Milanin drejt Scudetto-s së 18-të në sezonin e tij të parë.
“Te Milani, Ibrahimovic ishte gjithmonë i inatosur sepse askush nuk mbante dot ritmin e tij. Për dy vite më duhej t’i shpjegoja se të tjerët nuk luanin dot si ai, diçka që Ibra ishte i detyruar ta pranonte,” shprehet Allegri.
Pas Milanit, Ibrahimovic shkoi te PSG për 21 milionë euro, ndërsa Allegri tek Juventusi.