Dukagjini i Klinës gradualisht po këndellet dhe shënon edhe fitoren e dytë në kampionat, kësaj here e mposhti me rezultat minimal 1:0 Vushtrrinë, në sfidën që u luajt në stadiumin në Klinë.
Në minutën e 17-të, Altin Merlaku realizon për fitoren e madhe, duke e fundosur edhe më shumë Vushtrrinë në renditjen e elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini është në vend të 11-të me 7 pikë, ka një më shumë se Vushtrria e renditur në pozitën e fundit (i 12-ti).
Klinasit po këndellen dhe me shpresë se do të arrijnë rezultate edhe më të mira nën drejtimin e kryetrajnerit Xhengis Rexhepi.