Mandzukic te United? Fjalët e Sarrit nuk lënë vend për dyshime!

Futboll

Mandzukic te United? Fjalët e Sarrit nuk lënë vend për dyshime!

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:14
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri foli përpara mediave ditën e sotme në kuadër të ndeshjes që Juventusi do të luajë nesër ndaj Bolognas.

Trajneri u pyet për shumë tema, ku nuk mund të mungonte një pyetje edhe për Mario Mandzukic, i cili me ardhjen e Sarrit është zhdukur krejtësisht. Madje, së fundmi zërat që e lidhin me një kalim te Manchester United janë shtuar shumë.

Lidhur me këtë çështje, numri një i stolit të Juventusit, foli shkurt, me fjalët e tij që nuk kanë shumë nevojë për koment. “Mario Mandzukic nuk po stërvitet me ne, ku për këtë gjë ka rënë dakord me klubin.” Pra, një kalim në Manchester është thjesht çështje kohe, me janarin që sipas gjasave do ta gjejë kroatin në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat