Saha dhe i jashtëzakonshmi Ronaldo: Ajo që bën është një çmenduri

Futboll

Saha dhe i jashtëzakonshmi Ronaldo: Ajo që bën është një çmenduri

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:45
Saha dhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo është me të vërtetë një futbollist i frikshëm. Statistikat dhe rendimenti i tij arrijnë të befasojnë edhe një që e njeh shumë mirë. Një si Louis Saha, i cili e ka patur shok skuadre në kohët e United, mes 2004-ës dhe 2008-ës.

Cristiano Ronaldo që ka luajtur me francezin ka qenë ndryshe, ishte një djalosh që luante më i tërhequr dhe e shikonte më pak portën. Tani, pavarësisht 34 viteve, portugezi është një makineri golash (700 në karrierë). Kjo gjë, sipas Saha, e bën akoma më të fortë në krahasim me vitet e kaluara, 

"Ajo që mund të them është se e vlerësoj Ronaldo-n akoma më shumë sot që e shikoj të luajë tek Juventus, sepse është shumë i madh në moshë në krahasim më kohën kur kam luajtur me  të", ka thënë francezi për Compare.Bet.

"Ajo që bën tani si futbollist është me të vërtetë një çmenduri. Forca fizike që ka, ajo gjuajtje... Mundet të imagjinohet ndikimi i tij te brezi i sulmuesve të sotëm. Ata e shohin sa i fiksuar është dhe e marrin si shembull. Është njeriu më i fiksuar që kam parë ndonjëherë. Ronaldo do të marrë çdo top gjatë gjithë 90 minutave dhe është një gjë shumë e bukur për t'u parë".

Nuk mund të mungonte edhe një krahasim i rëndësishëm si ai me  shokun e skuadrës të të dyve në vitet e para te Manchester United. "Edhe Van Nistelrooy nuk ishte në nivelin e tij para portës".

Saha ëndërron ta shohë përsëri CR7 me fanellën e "Djajve të Kuq". "Do të ishte një ëndërr ta shihnim përsëri tek United, sepse jam i sigurt që do të kishte një ndikim shumë të madh. Ndoshta do të shënonte më pak, por do të ishte i jashtëzakonshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat