FFK me një vendim për sfidën Çeki-Kosovë

Futboll

FFK me një vendim për sfidën Çeki-Kosovë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:07
FFK me një vendim për sfidën Çeki-Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës, del me një komunikatë në lidhjen me ndeshjen që do të zhvillohet mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Ndeshja luhet me 14 nëntor në stadiumin në Plzen, e cila do të jetë sikur finale. “Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje.

Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’ u akordohen grupimit të tifozëve “Dardanët”, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndajë bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve.

Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë përkrahjen e parezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen.

Stadiumi ku zhvillohet ndeshja ka kapacitet të ultë dhe përkundër insistimit tonë, Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër pak më të madh biletash për sektorin e shikuesve mysafirë”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat