Cavani refuzon transferimin në MLS

Futboll

Cavani refuzon transferimin në MLS

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:17
Cavani

Reprezentuesi uruguaian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës, PSG, dhe nuk pritet ta vazhdojë atë.

Cavani po gëzon një interesim të madh nga skuadrat si Inter, Napoli, Juventus, Atletico Madrid dhe Manchester United.

Sa i përket lëvizjeve të fundit, ai ka refuzuar një ofertë nga Inter Miami, duke konsideruar se ai ende është i aftë të konkurrojë në nivele të larta, prandaj, një lëvizje te skuadrat evropiane, është shumë e mundshme.

Cavani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Napoli për 64 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat