Hachim Mastour befason me skuadrën e re

Futboll

Hachim Mastour befason me skuadrën e re

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:16
Hachim Mastour

Hachim Mastour, dikur i cilësuar si e ardhmja e Italisë dhe Milanit, edhe zyrtarisht i është rikthyer futbollit në Serie A te skuadra e Reggina.

Mastour ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se është i nderuar që ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me një skuadër të madhe siç është Reggina.

21 vjeçari ka qenë lojtar i lirë që pas largimit nga grekët e Pas Lamia në mars dhe kishte dështuar të impresiononte te Parma gjatë në prova.

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sachi, rekomandoi që sulmuesit, atëherë 14 vjeçar, t’u bashkohej rossonerëve, para Juventusit, Barcelonës, Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Sidoqoftë, kjo lëvizje nuk shkoi sipas planit, pasi ai u bë më i njohur për videot e tij në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat