Tre gola në tri ndeshje, Icardi në super formë me PSG

Futboll

Tre gola në tri ndeshje, Icardi në super formë me PSG

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 00:42
Mauro Icardi

PSG ka triumfuar në ndeshjen e sotme nga Nice në transfertë me rezultatin 4-1.

Parisienët kanë arritur të fitojnë thellë fal golave të Di Maria-s, Mbappe dhe Icardit.

Argjentinasi Di Maria shënoi dy herë në pjesën e parë në minutën e 15 pas një asist nga ICardi dhe në të 21, me një parabol fantastike ndaj portierit kundërshtar.

Në pjesën e dytë PSG arrinë të shënoj dhe dy herë të tjera 2 minuta para se të mbyllej takimi.

Mbappe shënon në minutën e 88 pas dy muajsh mungesë me ekipin për shkak të dëmtimit, ndërsa Icardi shënon në të 91′ pas një asist të Mbappe.

Ky është goli i tretë në tre ndeshje radhazi me PSG, i ish sulmuesit të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat