Liverpooli barazon në ‘Old Trafford’

Futboll

Liverpooli barazon në ‘Old Trafford’

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:19
Liverpooli barazon në ‘Old Trafford’

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Old Trafford’, 73.737 shikues në stadium, ishin në emocione të mëdha deri në çastet e fundit, në derbin e madh anglez mes Manchester Utd dhe Liverpoolit, e cila përfundoi pa fitues (1:1), në kuadër të javës së 9-të në Premier League.

Liverpooli vazhdon pa humbje, ky është barazimi i parë pas tetë fitoreve rresht, ndërsa Manchester Utd pesë minuta e ndanë nga fitorja e madhe.

Në minutën  e 36-të, Marcus Rashford  nga afërsia vetëm e ndërron kahjen e topin dhe kalon në epërsi “Djajtë e Kuq”. Në minutën e 85-të, Adam Lallana nga afërsia shënon për barazimin (1:1) e madh të Liverpoolit.  

Liverpooli kryeson renditjen me 25 pikë, kurse Manchester Utd është në vend të 13-të me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat