Munishi: Gjyqtari kryesor u gëzua që më përjashtoi

Futboll

Munishi: Gjyqtari kryesor u gëzua që më përjashtoi

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 00:19
Ismet Munishi

Ismet Munishi assesi ta harroj humbjen nga Drita dhe kartonin e kuq të marrë në Gjilan.

Kryetrajneri i Ballkanit ka folur në Duelin Sportiv të RTV Dukagjinit për gjyqtarët e kësaj sfide.

Munishi ka thënë se kanë pasur dyshime edhe para ndeshjes për këta gjyqtarë, derisa e cilëson si tendencioz gjykimin.

“Kemi pasur dyshimet tona edhe para ndeshjes për këta gjyqtarë. Ftoj personat kompetentë ta shohin këtë ndeshje dhe të marrin masat e duhura. Gjykimi ishte tendencioz dhe kjo është vërejtur hapur”.

“Gjyqtari kryesor u gëzua që më përjashtoi. As nuk e ofendova, as nuk e fyeva, vetëm kam kërkuar sqarime pasi që kemi një përgjegjësi, një obligim, pra jemi në punën tonë. Gjyqtarët nuk guxojnë të sillen me stil të ‘sherifave’ të kaubojve, pasi që jemi në shekullin 21”, ka thënë Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat