Përfundojnë pjesët e parë në tri takimet e Superligës, këto janë rezultatet

Futboll

Përfundojnë pjesët e parë në tri takimet e Superligës, këto janë rezultatet

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:00
Ilustrim

Kanë përfunduar pjesët e para të tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës.

Në tri ndeshjet është shënuar vetëm nga një gol pas përfundimit të pjesës së parë.

Gjilani arriti të shënoj golin e epërsisë ndaj Llapit në minutën e 41 të pjesës së parë me anë të Busiç i cili shënoi pas një pakujdesie nga mbrojtja e skuadrës së Tahir Batatinës.   

Në Skenderaj, Drenica është duke avancuar ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Harmon Gbowea

Me rezultat të njëjtë është duke avancuar edhe Trepça 89 ndaj Ferizajit në ndeshjen e cila po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Golin e vetëm në pjesën  e parë në këtë ndeshje e ka shënuar Ardian Shaljani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat