Gjilani triumfon bindshëm në derbi, +4 para Llapit 

Futboll

Gjilani triumfon bindshëm në derbi, +4 para Llapit 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:56
Gjilani triumfon bindshëm në derbi, +4 para Llapit 

Skuadra e Gjilanit triumfoi bindshëm në derbi, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Llapin nga Podujeva, në takimin  e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Gjilani merr kreun e tabelës me 24 pikë, ka katër pikë më shumë se llapjanët në pozitën e tretë.
Vendasit u treguan më të shkathët dhe arritën tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani padyshim se është i lumtur për fitoren ndaj Llapit të papërshtatshëm.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë Tomisllav Bushiq shënon për epërsinë 1:0, kurse Bedri Greca thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 72-të.

Pesë minuta pa përfunduar takimi (85’) Gerhard Progni vulos fitoren me rezultat 3:0.


Ipko Superliga e Kosovës, java e 11-të
Vushtrria-Feronikeli    0:1
Gjilani-Llapi    3:0
Drenica-Dukagjini    3:0
Trepça '89-Ferizaj    1:0
E enjte
Ballkani-Flamurtari    14.00
Prishtina-Drita    18.00

Tabela

1. Gjilani    11    8    0    3    24
2. Drita    10    6    3    1    21
3. Ballkani    10    6    2    2    20
4. Llapi    11    6    2    3    20
5. Feronikeli    11    6    1    4    19
6. Prishtina    10    5    2    3    17
7. Drenica    11    3    5    3    14
8. Trepça ’89    11    3    4    4    13
9. Ferizaj    11    3    0    8    9
10. Flamurtari    10    2    3    5    9
11. Dukagjini    11    2    1    8    7
12. Vushtrria    11    1    3    7    6

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat